Së bashku për një fillim të lumtur
Lizzy ka pasion të shohë çdo nënë dhe foshnje të marrë të njëjtin kujdes të shkëlqyer që ka marrë kur lindi tre fëmijët e saj te spitali “Mbretëresha Geraldinë”. Si përvojë sjell 17 vitet që ka jetuar dhe punuar në Shqipëri, 8 prej të cilave i ka kaluar si anëtare aktive e bordit të fondacionit. Ajo vazhdon të gjejë kënaqësi në sfidën e të përshtaturit konceptin e fondacionit spitalor në botën perëndimore në kontekstin unik të sistemit mjekësor shqiptar.
Micah ka qenë i përfshirë në mbështetjen e punës jofitimprurëse në Shqipëri për vite me radhë. Dy vite më parë erdhi të banonte këtu me familjen e tij. Ai sjell mbi 20 vjet përvojë të demonstruar në drejtim, menaxhim, marrëdhënie me klientin dhe zhvillim, ngritje fondesh, shitje, trajnim, marketing, operime, blerje dhe zinxhir furnizimi.
Ai ka zgjedhur t’i bashkohet bordit të fondacionit nga pasioni që ka që çdo nënë dhe foshnje të marrë kujdesin më të mirë të mundshëm si pjesë e kujdesit për tërë familjen.
Doktor Maksimi sjell 37 vite eksperiencë si mjek obestetër dhe gjinekolog, si dhe administrator i maternitetit publik. Është autor i disa publikimeve dhe manualeve për profesionistë në fushën e shëndetësisë dhe punon në role të ndryshme drejtimi në Tiranë si dhe në rajone të tjera të Shqipërisë. Dr. Maksimi ka një pasion për përmirësimin e kushteve të spitaleve në Shqipëri dhe sjell kontakte dhe ide për mënyra praktike që Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës mund të mbështesë në mënyrë të drejtpërdrejtë përpjekjet e profesionistëve mjekësorë Shqiptarë.
Betsy është një anëtarë themeluese e fondacionit. Ajo ka përdorur përvojën e saj të gjerë në ngritje fondesh për organizata jofitimprurëse, si dhe energjitë dhe aftësitë e saj në lidhjen e kontakteve për të mbështetur rritjen tonë vitet e para. Pas një periudhe shërbese në Shqipëri së bashku me bashkëshortin e saj, Peter, tani është anëtare e bordit që banon jashtë shtetit dhe që na ndihmon duke na sjellë një perspektivë të re. Ajo na lidh me mundësi për bashkëpunim me persona në SHBA që e duan Shqipërinë.
Që nga viti 2013, Elisabeta ka shërbyer si zëvëndës drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Ujësjellës Kanalizime e Shqipërisë (SHUKALB), dhe ka qenë përgjegjëse për zgjerimin e programeve të tyre të fushatave si dhe për drejtimin e përpjekjeve në zhvillimin dhe rritjen e granteve të tyre. Ka eksperiencë të demonstruar në menaxhimin e organizatave jofitimprurëse në nivelin ekzekutiv.
Anne është një mami gjermane që i ka pëlqyer të punojë me Fondacionin Spitalor të Nënës dhe Fëmijës dhe MamiCare që nga viti 2019. Ka qenë një kontribuese kryesore në operimet ditore të fondacionit dhe është përfshirë në mësimdhënien për klasat e lindjes në spitale publike dhe private si dhe klasa paranatale. Ajo përdor aftësitë e saj klinike për të ndihmuar nënat në maternitetin shtetëror për të ushqyer me gji dhe rregullisht bën vizita në shtëpi. E ka si dhunti mbështetjen e grave në këtë fazë të veçantë të jetës.
Një mbështetëse e fuqishme për të drejtat ligjore të fëmijëve dhe të familjeve, Nelda ka punar me organizata ndërkombëtare duke përfshirë “World Vision”, “Save the Children”, dhe “The Open Society”. Ajo ka mbrojtur çështje që lidhen me të drejtat civile, administrative dhe familjare, si dhe çështje që përfshijnë drejtësinë bankare dhe atë të tregut.
Eneida ka qenë sfat i Fondacionit dhe MamiCare që nga viti 2019. Përvoja e Eneidës është në psikologji, dhe është tepër e aftë në administrim dhe marketing. Eni ka ndihmuar të rrisë ndërgjegjësimin për punën e fondacionit në komunitet.
Bethany këtë vit na është bashkuar dhe tashmë është bërë një pjesë e rëndësishme e punës së Fondacionit si në shëndetësi si dhe në reklamim. Dëshira e saj për të mbështetur shëndetin e foshnjave e nxiti që të studionte më tej ushqyerjen me gji. Tani ndan njohuritë e saj me nënat në spital dhe në komunitet me anë të konsultave individuale dhe përmes kontributit të saj në materiale edukuese. Bethany ka marrë rolin e menaxheres së mediave sociale për Mamicare që siguron klasa paranatale dhe vizita në shtëpi.
Kejsi tani kohët e fundit është promovuar në pozicionin e menaxheres së biznesit social, duke marrë përgjegjësi për një dyqan të vogël që kemi në maternitet. Me përvojë në shitje dhe kryerjen e studimeve në financë, shumë shpejt ka arritur të ngjisë drejt këtij roli në fondacion. Ajo ka një etikë të pashoqë pune dhe vëmendje ndaj detajeve.
Të drejtat e rezervuara ©2023 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code