Donated medical equipment and devices for quality healthcare. Fondacioni spitalor

Dhuro pajisje

Donacione jomonetare për spitalet dhe nënat në nevojë

Materniteteve në Shqipëri shpeshherë iu mungojnë pajisje të përshtatshme, funksionale, gjë që rrit rrezikun për vdekje të nënave dhe foshnjave. Personeli mjekësor punon aq sa mundet për të dhënë kujdesin më të mirë të disponueshëm, por shpeshherë kjo nuk mjafton pa pajisjet e duhura dhe mjediset e përshtatshme. Mungesa e pajisjeve, si monitorët për zemrën e fetusit apo aparatet e grafive, apo përdorimi i pajisjeve të vjetra, si për shembull për operacionet apo anestezinë, stacionet e papërshtatshme të punës, përbëjnë rrezik si për stafin spitalor si dhe për pacientët. 

 

Prandaj Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës punon që të pajisë spitalet me pajisje të reja dhe të modernizojë mjediset e punës në mënyrë që t’u shërbejë më mirë pacientëve. Që kur nisëm punën, fondacioni ka investuar mbi $60,000 për pajisje, aparate mjekësore dhe mobilime të nevojshme si dhe krijimin e hapësirave komode për nënat dhe foshnjat brenda në spital.

Projekti “Fillime të lumtura”

Pako lumturie

Projekti “Fillime të lumtura” iu dhuron nënave më në nevojë dhe foshnjave të tyre pako me sendet e domosdoshme për foshnjat. Ky projekt është i bazuar në praktikat më të mira, tashmë të zbatuara në Kanada, Finlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Projekti “Fillime të lumtura: Pako lumturie” mbështet vizionin tonë të sigurimit të kujdesit shëndetësor cilësor për çdo nënë dhe fëmijë të porsalindur në Shqipëri. Duke dhënë pako me sendet e domosdoshme për një foshnje, përkrahim stafin mjekësor dhe i ndihmojmë ata duke siguruar nivelin më të lartë të kujdesit praktik për të cilin kanë nevojë shumë nga nënat që lindin në maternitet.

 

Kemi si vizion të inkurajojmë nënat në rrezik dhe t’iu japim fëmijëve të tyre një fillim më të shëndetshëm teksa komuniteti i mirëpret për herë të parë anëtarët e tyre më të vegjël dhe më të cënueshëm, duke i siguruar sende të domosdoshme dhe duke iu ofruar mbështetje të mëtejshme pas lindjes. Përmes kësaj pakoje, gjithashtu duam të vendosim nënat dhe foshnjat e cënshueshme në kontakt me mbështetje të vazhdueshme nga individë dhe organizata në komunitet.

 

Falë këtij projekti mbi 1500 nëna dhe fëmijët e tyre kanë mundësinë të përjetojnë një fillim të lumtur!

Na kontaktoni

Keni nevojë për më shumë informacion?

Na kontaktoni nëse doni të dini më shumë rreth këtij projekti

Dërgoni mesazhin tuaj këtu

    Logo FSNF Shqip

    Çdo nënë dhe fëmijë në Shqipëri meriton kujdes shëndetësor cilësor. Ne bashkëpunojmë me maternitetet për të ofruar fillimin më të mirë të mundshëm.

    Të drejtat e rezervuara ©2023 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code