Prenatal classes for a better healthcare

Edukimi i pacientit

Fuqizimi i gruas përmes edukimit paranatal!

Punojmë përkrah profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe japim shërbime edukative për nënat që presin të lindin si dhe ndihmë të ngjashme për nënat më të cënuara.

Të pasurit një shtatzëni të shëndetshme është një nga mënyrat më të mira për të siguruar një lindje të shëndetshme. Marrja e kujdesit paranatal të rregullt që në fillim rrit shanset e një shtatzënie të shëndetshme. Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës ka siguruar për mangësinë në edukimin paranatal dhe shëndetësor të gruas duke ofruar klasa paranatale falas për nënat në Tiranë pas shtatzënisë së tyre te maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” dhe SUOGJ Koço Gliozheni. Që nga nisja e klasave paranatale në nëntor të vitit 2016, fondacioni ka arritur të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë 1500 nëna!

Shpresë për jetën

Ne mbrojmë të drejtat e nevojave fizike dhe psikologjike të prindërve dhe fëmijëve të cënueshëm.

Kërkimet tregojnë që “prindërit e foshnjave prematurë janë më të prirur të përjetojnë nivele të larta shqetësimi që mund të përfshijnë ankth, depresion dhe simptoma traume.”

Për të siguruar për këtë nevojë, Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës nisi programin e parë për mbështetjen e prindërve të foshnjave në reanimacionin neonatologjik e maternitetit në Shqipëri. Programi i ndihmon prindërit të mësojmë më shumë rreth si duhet të kujdesen për foshnjen e tyre prematur, të mësojnë mënyra se si ta trajtojnë situatën me të cilën po përballet familja e tyre, të marrin udhëzime mjekësore dhe këshilla dhe mbi të gjitha, të marrin shpresë.

Na kontaktoni

Keni nevojë për më shumë informacion?

Na kontaktoni nëse doni të dini më shumë rreth këtij projekti

Dërgoni mesazhin tuaj këtu

    Logo FSNF Shqip

    Çdo nënë dhe fëmijë në Shqipëri meriton kujdes shëndetësor cilësor. Ne bashkëpunojmë me maternitetet për të ofruar fillimin më të mirë të mundshëm.

    Të drejtat e rezervuara ©2023 Fondacioni Spitalor i Nënës dhe Fëmijës | Krijuar dhe zhvilluar nga Refined Code